Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Tiranë, ku është qëlluar me armë drejt makinës së një 42-vjeçari. Ky i fundit ka bërë kallëzimin në polici për ngjarjen, e regjistruar në rrugën “Don Bosko”.

Famtirësisht nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.