Home AKTUALITET Qëlloi me armë pasditen e djeshme në Vlorë, policia arreston 37-vjeçarin, bien...

Qëlloi me armë pasditen e djeshme në Vlorë, policia arreston 37-vjeçarin, bien në pranga edhe dy shokët e tij

16

Është arrestuar 37-vjeçari që pasditen e djeshme qëlloi me armë zjarr në lagjen ”Bashkimi” në Vlorë.

Sipas njoftimit të policisë, ka rënë në pranga shtetasi me iniciale E.D i cili akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu bëhet me dije se janë arrestuar edhe dy shokët e 37-vjeçarit që qëlloi me pistoletë pasi akuzohen për “Moskallëzim krimi”.

Njoftimi i plotë:
DVP Vlorë/Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohen penalisht 5 të tjerë, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 37 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, sepse pasditen e djeshme, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në lagjen ”Bashkimi”. Gjithashtu u arrestuan shtetasit S. K., 35 vjeç dhe K. A., 31 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk kanë njoftuar organet kompetente, për këtë ngjarje.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi A. D., 63 vjeç, banues në fshatin Delisuf, sepse në afërsi të banesës së tij, në fshatin Delisuf, ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë proceduan penalisht për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin M. A., 36 vjeç, banues në Varfaj, Delvinë, si dhe bënë shpalljen në kërkim për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, të shtetasit L. Sh., banues në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. T., me detyrë inspektor i ADMZ Vlorë, se shtetasi M. A. e ka kanosur për shkak të detyrës, ndërsa shtetasi L. Sh. ka prerë dru, në mënyrë të paligjshme.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë u proceduan penalisht shtetasit:
A. H., 40 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Përndjekja”;
L. A., 47 vjeç dhe A. T., 27 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Shtetasja E. A., 47 vjeçe, banuese në Delvinë, ka bërë kallëzim se është përndjekur nga shtetasi A. H., të cilin më pas e ka goditur me grushte bashkëshorti i 47-vjeçares, shtetasi L. A. dhe shoku i këtij të fundit, shtetasi A. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.