Pas dy ditësh në kërkim për veprën penale ‘Vrasje me dashje’, është vënë në pranga 26-vjeçari në Durrës i cili goditi me thikë afër zemrës një të ri.

Në pranga u vu gjithashtu edhe i plagosuri, 27-vjeç Endri Nekaj i cili ka tentuar të shtyp me makinë personin e identifikuar me inicialet D.B pas një konflikti të çastit.

Nekaj u arrestua në ambientet e spitalit të Durrësit për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”, ndërsa ndaj 26-vjeçarit të arrestuar ditën e sotme rëndon vepra penale “Vrasje me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ndaluan, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 29.03.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. N. (A), 27 vjeç.

(R.G/Faxweb.al0