Franca caktoi në fundjavë mbi 300 xhandarë për kapjen e një ish-ushtaraku i cili kërcënoi dhe qëlloi policinë dhe po fshihej në një pyll. 29-vjeçari u neutralizua të hënën pas shkëmbimit të zjarrit me forcat e xhandarmërisë.

Ka marrë fund arratia më shumë se 24-orëshe e një të shumëkërkuari nga autoritetet franceze.

Ish-ushtaraku, Teri Dypë, u neutralizua të hënën nga forcat e rendit pas një operacioni që mobilizoi mbi 300 xhandarë, qenë të stërvitur dhe 7 helikopterë të cilët krehën një zonë të gjerë pyjore në rajonin jugor të Dordonjës.

I dyshuari mori plagë të rënda.

“Individi u neutralizua. Do të thotë që u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit. Tani po merr trajtim mjekësor por do të falënderoja komunitetin që duroi izolimin e plotë këto 48 orë, dhe lejoi policinë ta bëjnë të qetë punë.”

Policia tha se u vu në ndjekje të 29-vjeçarit, me objektivin për ta kapur të gjallë, pasi vrasja do të ishte më e lehtë.

Dypin kërkohej pasi kishte kërcënuar të dashurin e ish-partneres së vet, me një armë tip pushkë gjuetie, por situata përshkallëzoi kur qëlloi drejt policëve e cila kishte mbërritur për të ulur tensionet, e më pas u largua drejt pyllit.

Autoritetet thanë se 29-vjeçari ishte dënuar disa herë për dhunë familjare dhe monitorohej, ndërkohë që konsiderohej i rrezikshëm pasi e njihte mirë zonën dhe prej përvojës ushtarake.

” Kemi të bëjmë me një individ me përvojë, të vendosur, që ushtria e ka mësuar të jetojë për javë me radhë në mënyrë të pavarur. Qëlloi me armë ndaj xhandarëve, me një armë që gjuan në distancë dhe kërkon mbrojtje të rëndë.”

Rajoni i Dordonjës u izolua nga mesnata e së shtunës dhe banorëve nuk iu lejuan hyrje-daljet nga banesat apo nga zona.