Rinor Z dyshohet se është autori i vrasjes së shqiptarit nga Kosova, Armin Neziri, ngjarje e ndodhur në Hannover të Gjermanisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të premte në Hanover të Gjermanisë, aty ku dy shqiptarët e Kosovës dyshohet se fillimisht patën një konflikt nga makinat e tyre respektive dhe më pas ndodhi

Rinori ka qenë duke drejtuar një mjet të llojit “Mercedez Benz”, në momentin që është ndaluar në semafor, paralelisht me Armin Nezirin, i cili ndodhej gjithashtu në një makinë.

Të dy janë përfshirë në një konflikt për motive që ende nuk janë zbardhur. Në sherr e sipër, Rinor Z. ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Nezirit, duke e lënë të vdekur këtë të fundit. Ai është shpallur në kërkim nga policia gjermane.

I ndjeri ishte i njohur për policinë pasi ka qëlluar një 25-vjeçar në 2017-ën. Ai u dorëzua një ditë më vonë, por u la i lirë katër javë më vonë. Në atë kohë kishte dyshime se mund të kishte mosmarrëveshje për pazaret e drogës apo të prostitucionit.