Shtetasi G.V, 63 vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi ka qëlluar me thikë djalin e tij.
Sipas policisë, shtetasi G.V i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, ditën e djeshme.
Mësohet se djali ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
ora tv