Ditën e sotme është marrë vendimi për Agron Puka i cili mbeti i plagosur nga përplasja me armë zjarri mëngjesin e së mërkurës në Rrilë të Lezhës.

U raportua se 54-vjeçari do të qëndrojë në burg pa afat.

Ai u njoh me masën e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim që prej ditës kur ndodhi ngjarja.

Gjatë deklaratës së tij për autoritetet, Puka ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi tre persona i kishin zënë pritë sapo la fëmijët në shkollë.