Në kuadër të muajit të Tetor, i cili njihet si muaji i ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit, shoqata e fëmijëve autik “Future For You”, organizoi një trajnim me nënat e fëmijëve për të cilët kujdesen. Duke qenë se disa nga nënat që sjellin fëmijët në këtë qendër e kanë kaluar këtë vështirësi ose janë duke luftuar me këtë tumor, koordinatorja e shoqatës “Future For You”, Iris Zyraku ofroi t’i falte atyre komoditetin të ndjehen pjesë e familes. Ky trajnim përfshinte bashkëbisedimin mes nënave dhe fajzave për sensibilizimin ndaj tumorit të gjirit.

Zyraku shprehet se interesi për të bërë kontrolle dhe për tu kujdesur për shëndetin e tyre është i madh, por mungesa e informacionit i ka ndaluar. Ndërkohë që Irisi shprehet pozitive për faktin se mentaliteti i kontrollit për këtë tumor ka rënë.

Sa më herët të zbulohet kanceri i gjirit, aq më tepër rriten edhe mundësitë për shërimin e tij./egnatia news