Anulohet procesi i vaksinimit në qytetin e Vlorës, ku pritet të mbërrinin gjatë ditës së sotme 1500 dozat e para të Pfizer.

Sipas kreut të operatorit të kujdesit shëndetësor vaksinimi do të kryhet të enjten, për shkak se sot ka nisur trajnimi i stafit mjekësor.

Edhe pse procesi i vaksinimit në Shqipëri ka nisur prej më shumë se 1 muajsh, stafet mnë rrethe ende nuk janë trajnuar, ndërkohë që vaksinimi përveç Tiranës do të nisë sot në qytetin e Shodrës.

Gjendja në të gjithë spitalet Covid është alarmante, ku në katër spitalet e Tiranës janë ezauruar kapacitetet, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme janë hapur spitalet rajonale të Durrësit dhe Shkodrës që do të presin pacientë Covid.

Faxnews