Anulohet procesi i vaksinimit në qytetin e Vlorës, ku pritet të mbërrinin gjatë ditës së sotme 1500 dozat e para të Pfizer.

Sipas kreut të operatorit të kujdesit shëndetësor vaksinimi do të kryhet të enjten, për shkak se sot ka nisur trajnimi i stafit mjekësor.

Edhe pse procesi i vaksinimit në Shqipëri ka nisur prej më shumë se 1 muajsh, stafet mnë rrethe ende nuk janë trajnuar, ndërkohë që vaksinimi përveç Tiranës do të nisë sot në qytetin e Shodrës.

Gjendja në të gjithë spitalet Covid është alarmante, ku në katër spitalet e Tiranës janë ezauruar kapacitetet, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme janë hapur spitalet rajonale të Durrësit dhe Shkodrës që do të presin pacientë Covid.

Faxnews

Previous articleShiu dhe bora dëmtojnë Kalanë e Elbasanit, rrezikohet shembja e murit
Next articleSHBA, numër rekord rastesh me Covid në 24 orët e fundit