Në mbledhjen e radhës së qeverisë shqiptare ku sërish mungonte kryeministri Edi Rama, janë miratuar disa vendime të firmosur nga zv.kryeministri Ahmetaj i cili paralajmëroi se Shqipëria do të dalë në tregjet e huaja për të marrë hua nëpërmjet eurobondit.

Gjithsesi ministria e Financave, Delina Ibrahimaj sqaroi [ër gazetarët në konferencën e përjavshme për mediat se ky ligj pritet të kalojë në parlament për të marrë votat e deputetëve dhe se pritet që së paku në fund të tetorit qe4veria shqiptare të emetojë këto eurobonde në tregjet e huaja për të marrë 500-700 milionë euro hua.

“Ky ligj që do të paraqitet në parlament për votim për mbështetjen e buxhetit dhe financimin e deficitit. Ky eurobond del në tregjet e huaja për ta marrë fonde, ndërsa do të testojë dhe tregjet e huaja dhe eurobondin e qeverisë. Vlera e financuar ka ardhur në rritje dhe interesi ka ardhur në ulje, ndërsa maturiteti në rritje. Presim hua të jashtme 500-700 milionë euro dhe mendojmë të hyjmë në treg në fund të muajit tetor ose fillim të muajit nëntor për të. Tregjet kanë pasur problematike për shkak të krizës energjetike por dhe sinjale të ndryshme. Huamarrja do të merret për mbështetje të buxhetit, por mund të përdoret dhe çëhstje të tjera”, sqaroi ministrja pa specifikuar se ku do të kanalizohet një shumë kaq e madhe huamarrje.