Rama:“Bregdeti do të jetë problem i madh sepse cdo vit e më shumë rritet numri i turistëvce por përtej sezonit kemi këto pamjet që jane e përditshmja e turpshme e Bashkisë Himarë, të flesh gjumë përballë plehut dhe maskarallëkut. Kemi zonat e mbrojtura që nuk mund te jenë vend për të hedhur plehrat. Qeveria do të hyje drejtpërdrejt, asnjë buxhet i asnjë këshilli bashkiak nuk do kalojë nëse në të nuk parashikohet ajo për të cilën qeveria do të punojë, pastrimi.
Ministrja do të jetë vetë e pranishme, asnjë bashki nuk ka asnjë problem që të mbulojë menaxhimin e përditshëm të mbetjeve nga financat. Edhe sikur i gjithë buxheti të shkojë për pastrimin le të shkojë, shtëpitë e shqiptarëve në cdo kohë pavarësisht nivelit të varfërisë kane qenë shembull pastrimi, nuk janë dalluar ndonjeherë për pisanjos.
Nëse këta që hedhin plehrat rrugëve, zoti i shtëpisë është kryetari i Bashkisë, asnjë nga ne smund të mbijetojë më me turpin e pisllëkut.
Për të mos lejuar pirgje nëpër territore, për të kontrolluar procesin cdo ditë.
Sikur askush të mos e kishte bërë, ka dicka tjetër por shkoni në Lezhë dhe shihni plazhin dhe qytetin dhe zonat rurale, shkoni gjeni një vend depozitimi ilegal apo pirgje qoftë dhe në sezon turistik kur shumëfishohen nevojat.