Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Lezhë për të folur për ligjin e “Bashkëqeverisjes”.

Rama tha nga Lezha se sa i takon raporteve ndërkombëtare, qeverisja digjitale në Shqipëri vlerësohet si e shkëlqyer.

Ndër të tjera, Rama tha se burokracitë dhe probleme të tjera ka edhe në SHBA, prandaj shumica e atyre që thonë se platforma e bashkëqeverisjes tregon se shteti nuk funksionon ia fusin kot.

Kështu që, Kryeministri thotë se sistemi i letrave të ankesave është shumë e rëndësishme, gjë e cila praktikohet edhe në Amerikë në mënyrë që problemet e qytetarëve të marrin zgjidhje.

“Për ta mbyllur. Dhe sot që flasim. Të gjithë ato shtete, edhe SHBA-të, kanë sistemin e letrave nga populli. Shumëkush që flet për platformën e Bashkëqeverisjes nuk e di ccfarë flet se thonë kjo tregon që shteti nuk funksionon. Jo mo, sistemin e ankesave të popullit e ka ccdo shtet. Nëse senatorët dhe kongresmenët amerikanë kanë stafe me dhjetëra vetë njëri, pjesa më e madhe merren me letrat e popullit. I shkojnë ccdo ditë ankesa që lidhen me shtetin. Edhe në shtetet më të sofistikuara burokracitë janë burokraci, problemet janë probleme. Të një tjetër niveli sigurisht. Po të shikoni raportet ndërkombëtare për qeverisjen digjitale në Shqipëri janë fantastike, sepse e kanë parë ccfarë është bërë. Ccështja është që tani ta përdorim. Që ta nxisim këtë punë do mbyllim sportelët. Duhet t’i lehtësojmë nga marrëdhënia me administratën. E gjitha do bëhet në telefon dhe kompjuter. I them mosbesuesve, që ajo që ccon në telefon aty nuk është një person. Ajo shkon ndë disa drejtime. Aty është personi që merret, titullari perkatës. Nuk mund të thotë më fal se nuk e dija. Aty është edhe titullari i madh në Tiranë, por dhe vetë sistemi që mbledh të dhëna dhe i ccon në agjenci. Agjencia mbledh të gjitha ato me vijë të kuqe dhe i sjell në Kryeministri. Ka shumë sy që kontrollojnë sistemin. I thuhet pastaj zyrtarit që do paguash kaq nga rroga jote që nuk ke zgjidhur hallin e qytetarit dhe nëse e bën përsëri do ikësh nga puna. I thuhet dhe drejtorit dhe ti ke sanksion financiar sepse dhe ti e kae pasur aty dhe se ke parë,” u shpreh Rama.

(E.H/Faxweb.al)