Është zbardhur kallëzimi që avokati, Idajet Beqiri ka bërë ndaj kreut të partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Në shkresat e siguruara nga Fax News, kërkohet që SPAK të nisë hetimet për akuzat penale të “Fshehjes së Pasurisë”, “Korrupsioni aktiv i zyrtartëve të lartë shtetërorë”, “Deklarim i rremë i pasurisë”– thuhet ndër të tjera në kallëzim.

Nga investigimet e bëra, rezulton se në shtetin e San Marinos ekziston një klinikë private e quajtur “Casa di Cura Privata Domus Medica” ku kryhen trajtime dhe ndërhyrje estetike nga persona të famshëm të botës së artit, sportit por jo vetëm.

Beqiri pretendon se mes pacientëve që kanë kryer trajtime në këtë spital kanë qenë edhe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po ashtu edhe fëmijët e tyre. Spitali i lartëpërmendur njihet në të gjithë botën, për shkak të tarifave të larta me të cilat operon stafi tepër i kualifikuar.

“Nga kërkimet e bëra më rezulton se personazhe të cilët kanë marrë trajtime në këtë spital, janë edhe ish presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, deputetja Monika Kryemadhi dhe fëmijët e tyre”– thuhet në denoncimin e bërë nga Beqiri.

“Një prej mjekeve të këtij spitali është edhe shtetasja, Silva Shameta/Ruli. Sipas investigimeve të bëra, mjekja Silva Shamataj është mikeshë personale e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës si dhe njëkohësisht ka qenë personi që ka ndjekur ndërhyrjet që këta të fundit së bashku me fëmijët kanë bërë në spital.

Në kallëzim thuhet se deputetja Monika Kryemadhi dhe ish presidenti, Ilir Meta kanë paguar shuma marramendëse për të kryer trajtime të vazhdueshme në këtë spital. Po ashtu theksohet se vetëm një prej pagesave të bëra kalonte shumën e 287 mijë eurove për një ndërhyrje të kryer nga Kryemadhi.

Ashtu siç evidentohet qartë nga fotografitë, rezulton se shtetasja, Monika Kryemadhi ka kryer ndërhyrje të shumta estetike dhe sipas informacioneve që disponoj shumë prej tyre janë kryer në këtë spital.

Gjithashtu edhe shtetasi, Ilir Meta është klient i këtij spitali në të cilin ndjek trajtimet estetike në harqe kohore periodike pasndërhyrjes së bërë në Vjenë për dobësim. Jo vetëm Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë marrë shërbime në këtë spital por edhe fëmijët e tyre.

Familja Meta ka marrë një sërë trajtimesh nga ky spital, kostot e të cilave arrijnë shuma marramendëse. Vlen për t’u përmendur fakti se vetëm njëri prej trajtimeve të Monika Kryemadhit paguar nga një komapni Offshore me bazë në Qipro kap vlerën e 287 650 euro”– thuhet ndër të tjera në padinë e bërë.