uristët nga Kosova kanë vendosur që të shfrytëzojnë ditët me diell, duke ardhur edhe këtë fundjavë pranë bregdetit shqiptar.

Kjo ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Morinës.

Këtë fundjavë, drejt Shqipërisë në katër pikat e kalimit kufitar (Morinë, Shishtavec, Qafë prush dhe Qafë Marinë) gjithsej kanë hyrë 16 560 shtetas të huaj me rreth 4158 mjete.

Ndërkohë një fluks automjetesh është vërejtur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në doganën e Morinës.

Për shkak të radhëve të krijuara nga fluksi i madh i njerëzve, pika kufitare po punon me procedurë të përshpejtuar por megjithatë ka qënë e pamundur shkaktimi i radhëve.

j.l./ dita