Pentagoni ka reaguar pas raportimeve se një raketë ruse ka goditur një fshat polak në kufi me Ukrainën.
Në një prononcim për BBC, zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së Pentagonit, Brig Gen Patrick Ryder tha se po vijon hetimin lidhur me këtë ngjarje.
“Ne jemi të vetëdijshëm për reportet. Nuk kemi informacione ndaj po punojmë sërish me këto raportime. Në momentin e parë që do të kemi informacion të saktë, do i publikojmë” – tha Ryder.
Ndër të tjera, Ryder tha se nëse këto janë të vërteta, atëherë do t’i përmbahen artikullit 5 të NATO-s për mbrojtjen e shteteve që i përkasin Aleancës Atlantike.
“Nuk dua të spekuloj apo të ngre hipoteza. Kur bëhet fjalë për angazhimet tona të sigurisë dhe nenin 5, ne kemi qenë të qartë se do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.” – përfundoi zëdhënësi i Pentagonit.