Grupi Parlamentar socialist nisi këtë të martë procesin e identifikimit të kandidaturës për presidentin e ri.

Kryeministri Rama u shpreh se synohet të gjendet një figurë me integritet dhe jo vetëm të ishte më i përshtatshëm për atë rol se Meta. Sipas tij, 90% e shqiptarëve do të ishin më të përshtatshëm se Ilir Meta.

Ajo çka e bën këtë moment shumë përcaktues për karakterin, për ambicien dhe profilin e PS, është se nuk mjafton thjesht të zgjedhim një person që do të ishte më i përshtatshëm për atë rol se Meta. Këtë do ta përmbushnin si kriter 90% e shqiptarëve, por është të zgjedhim një figurë që të luajë një rol në krye të shtetit për 5 vitet e ardhshme me integritet”, tha Rama.