Kryeministri Edi Rama i pyetur për hapjen e një filiali të një universiteti mjekësor në Fier tha se ky është një plan ambicioz që më herët Gramoz Ruçi ia kishte parashtruar ndërsa shtoi se ne mandatin e 3 hapja e filialeve të universiteteve të njohura është një nga pikat.

Rama: Çështja e filialit e kam dëgjuar më parë nga Gramozi se e ka sjellë te unë dhe sigurisht në perspektivë kjo është diçka që vlen shumë të konsiderohet por duhet të marrim parasysh se nëse e hapim duhet të jetë një filial ekselence jo thjesht një universitet më shumë .
Kjo hap temën e arsimit të lartë, se natyrisht për mjekë e infermierë sistemi ynë do ketë gjithmonë nevojë.

Ambicia jonë është që në mandatin e 3 të shtyjmë për të sjellë këtu të sjellim universitet me nam, me reputacion të madh në vende të madh. I pari është univerisiteti teknologjik i Stambollit ku ne kemi pas për 6 vjet eksperiencën e studentëve shqiptarë.

Ardhja e tij këtu do jetë mundësi shumë e mirë.
Nga ana tjetër është një universitet që funksionon perfekt për tregun dhe uroj e besoj që do kemi dhe universitete tjera.

Një tjetër projekt që po punojmë me SHBA, është akademia ushtarake, transformimi i saj në amerikane me kurrikula nga andej , miks dhe me profesorë shqiptarë sigurisht.

Janë procese që maturohen hap pas hapi, dhe në këtë kuptim do ishte mirë që filiali këtu në Fier i mjekisë të ishte filiali i një universiteti të huaj.

Top Channel