Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nisur me një thirrje për të gjithë që të drejtohen drejt qendrave të vaksinimit.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook në kuadër të procesit të vaksinimit ka bërë apel që të gjithë të rinjtë të drejtohen drejt qendrave të vaksinimit.

“MIRËMËNGJES 

dhe me ftesën që të shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimit për të gjitha moshat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan në Facebook Rama.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë ditëve të fundit që me shfaqjen e variantit të ri të Covid, Delta është shënuar një rritje e madhe e numrit të të infektuarve./abcnews.al