Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave Presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç dhe Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, të cilët gjatë një konference të përbashkët u shprehën kundër kësaj nisme.
Të dy presidentët kanë deklaruar se nuk e shohin si një iniciativë të qëlluar rajonale dhe se do të vazhdojnë të mbështesin iniciativat tjera rajonale, të cilat janë krijuar më parë, siç është Procesi i Berlinit.
Rama shkruan në rrjetet sociale se kjo nismë nuk do të ndalet, pasi nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit.
“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, shkruan Rama.