Shqipëria vijon të jetë në dyert e BE-së për shkak të problemeve të brendshme të unionit, të cilët nuk po bien dakord për zgjerim në rajonin tonë. Në lidhje me këtë, Rama dhe Borrel u pyetën nëse “do të anulohej dasma, në një kohë kur nusja ka vite që nuk vjen”.Rama tha se tashmë po flitet për integrim dhe ky është një proces i ndërlikuar.

Nuk e di këtë traditën shqiptare që të anulohet dasma sepse nuk e lenë nusen të shkojë te dhëndri. Dasmat në Shqipëri bëhen pas marrëveshjes mes krushqve. Por, nëse do të vijojmë me këtë ide, nuk ka krushq që anulon dasmën tonë, pasi ne jemi të dashuruar me BE-në. Jemi gati për t’u martuar me BE-në në momentin që ajo do të jetë gati. Ne këto deklaratat e dashurisë i kemi thënë me kohë”, tha Rama.

Duke iu referuar rrezikut të dezinformimit rus si edhe kërcënimeve të sigurisë që vijnë nga Rusia, Borrel tha se fillimisht duhen luftuar informatat e rreme nga rusët, ndërkohë që theksoi se në kushtet kur situata ka ndryshuar, pritet një qasje tjetër edhe nga vendet e BE-së në drejtim të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndior. /abcnews.al