Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë se shumë shpejt në SPAK do të ketë kallëzime penale për zyrtarë të PS dhe kryetarë bashkie, për të cilët tha ai drejtësia duhet të kishte vepruar më parë.
Edhe pse shprehur respektin maksimal për kreun e SPAK, Arben Kraja, kreu i qeverisë iu drejtua duke i thënë se nuk mund të bëjë ai kallëzime, aq më tepër kur bëhet fjalë për partinë në pushtet.
“I them Arben Krajës, cfarë kallëzimi do nga unë, për cfarë, aq më tepër nga një parit politike në pushtet. shumë shpejt do të keni kallëzime edhe për figura të PS nga njësia anti kosrrupsion, do të keni kallëzime atij në SPAK për kryetar e bashkie që kanë turpëruar PS që duhet ti kishte kapur më parë drejtësia
Pse duhet të bëjmë kallëzim ne, nuk ka sens të bëjmë ne kallëzim për non gratën. Ca kallëzimi do bëjmë ne për atë. Ai është gjera e parë”, tha Rama.
Kreu i qeverise refuzoi te flase per ambasadoren amerikane, duke thene: “Është bërë një vorbull diskutimi dhe dalin lloj lloj analistesh marrin nëpër gojë ambasadoren amerikane dhe sekretarin e shtetit. Nuk do flasë për këtë çështje. Çfarë kemi ne, këtë punë për të bërë kallëzime? Nuk mund të bëjmë kallëzime për politikanët kundërshtarë. I kemi bërë në të kaluarën, por kam qenë kundër në parim”, tha Rama.