Menjëherë sapo kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca e tij qeverisëse zgjodhi Presidentin e ri të Republikës, ai është parë në një aktivitet të zhvilluar në sheshin “Italia” në kuadër të Javës Italiane të Kulturës.  

Pasi u “çlirua” nga ankthi i zgjedhjes së Presidentit, kreu i qeverisë ka gjetur kohën dhe është relaksuar duke bërë pica.

Tashmë ashtu edhe sic deklaroi vetë Rama, Shqipëria ka një president normal.

Bajram Begaj sot mori mbështetjen e Partisë Socialiste dhe asaj Socialdemokrate, ndërsa një votë rrodhi nga radhët e opozitës. Ai siguroi 78 vota pro në Parlament, 4 kundër dhe një abstenim.