Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin terrorist nga Hamasi kundër Izraelit.
“Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan kryeministri Rama.
Ushtria izraelite ka shpallur gjendjen e luftës pas sulmeve masive sot në mëngjes ndaj Izraelit nga Rripi palestinez i Gazës.
