Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmin terrorist në Ankara, si pasojë e të cilit dy policë mbetën të plagosur.

Me një shënim në “X”, shefi i qeverisë thotë se “Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, shkruan Rama.

Një sulmues hodhi veten në erë me një mjet shpërthyes në zemër të kryeqytetit turk, Ankara, të dielën, disa orë përpara se parlamenti të rihapte punimet pas pushimit veror. Po ashtu një sulmues i dytë u neutralizua në një shkëmbim zjarri me policinë./abcnews.al