Fundi i shtatorit po i përball mjekët me më shumë të sëmurë. Me nisjen e shkollave janë aktivizuar një sërë virozash ndërsa të infektuarit me Covid janë shtuar.Ne Elbasan gjatë 24 oreve konfirmohen 12 raste me covid.Shefja e sherbimit epidemiologjik Erleta Hila thotë se Rastet kanë njohur rritje gjatë ditëve të fundit dhe të prekur janë të gjitha grupmoshat. Mjekja thotë se menyra më e mirë për tu mbrojtur nga Covid 19 është vaksinimi.

Aktualisht në Elbasan është duke qarkulluar vetëm varianti Omicron.

 Në Shqipëri nuk ka ende konfirmim për prani të varianteve të reja të Covid në monitorim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ndërkohë që specialistët e Institutit të Shëndetit publik thonë se ashtu si dhe në Europë as në vendin tonë nuk ka ende sinjale për qarkullim të gripit./Egnatia news