Kryeministri Edi Rama ka theksuar mbrëmjen e sotme se lufta për të çliruar vendin nga pandemia e covid-19 do të vijojë përmes vaksinimit të qytetarëve.

Ai tha se po bëhet çmos që të intensifikohet vaksinimi.

Kryeministri Rama postim në Facebook:

Lufta për t’u çliruar nga pandemia është sfida e sfidave, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke bërë secili detyrën e vet për të mbrojtur të tjerët, me forcën e shembullit e me gjithçka ka në dorë!  Unë dhe shumica qeverisëse po bëjmë çmos, për të intensifikuar vaksinimin, por pa harruar respektimin e rregullave, por fatkeqësisht opozita po vendos interesin partiak, fushatën elektorale, mbi detyrën për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve…Ne do të vazhdojmë, pa u lodhur, të luftojmë me gjithsej për ta nxjerrë popullin nga tuneli i pandemisë, duke vaksinuar, vaksinuar, vaksinuar dhe për ta lehtësuar sezonin e ardhshëm turistik, bashkë me ekonominë e me jetën komunitare. Dhe do t’ia dalim, medoemos.

Top Channel