Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij përshëndetëse gjatë ekspozimit të Kupës së Botës në ambientet e kryeministrisë. Kreu i qeverisë me nota humori dhe batuta u shpreh se dogana shqiptare për herë të parë u përball me zhdoganimin e dy kupave.

Jam mirënjohës njërit prej kampionëve të Brazilit që solli kupën këtu. Kur e sheh nga afër duket sikur është bërë nga një skulptor italian që duket sikur të jetë gjithmonë me Brazilin, pasi është me ngjyrat e arta dhe të gjelbra të uniformës së Brazilit. Duket sikur  kur nuk e merr Brazili ua jep me qira vendeve të tjera për ta marrë sërish. Nuk kishte askush më mirë sesa një kampion brazilian të vinte këtu dhe të ishte me kupën

Këto janë ditë të veçanta për doganën shqiptare, sepse për herë të parë u ndeshën me zhdoganimin e dy kupave, të botës dhe ajo e konfederatës, e cila do të jepet në stadiumin tonë të mërkurë. Janë nga ato halle që do të donim ti kishim edhe më të shumta në të ardhmen. Edhe pse orët e qëndrimit janë sa gishtat e dorës, kupa do të qëndrojë vetëm pese orë sepse më pas do vazhdoje udhëtimin e saj. Uroj që sa më shumë futbolldashës të kenë mundësoi ta vizitojnë dhe uroj që garda mos ti krijojë probleme”, u shpreh Rama.

Ndërkohë i pranishëm ishte edhe Lorik Cana, për të cilin Rama nuk i kurseu levdatat.

“Shikoj që mes të tjerash këtu është edhe kapiteni ynë, Lorik Cana. Se me thënë të drejtën unë nuk e di kush është kapiteni ynë i kombëtar sot. Kjo është përgjegjësi e Lorikut, sepse Loriku ishte ai kapiten që të gjithë ata që e ndjekin Lorikun duken si zëvendës kapiten të përkohshëm”, deklaroi kryeministri.

Tani po presim kupat e te tjereve, u shpreh kryeministri, duke theksuar se nje dite mbase edhe Shqipëria do te ketë kupën e saj.

“Unë Gilbertos i thashë që një nga stacionit mund të jetë këtu. Për momentin jemi duke i marrë me kupat e të tjerëve, por mbase vjen dita ta fitojmë edhe në një kupë”, tha Rama.

Ne fund kryeministri shqiptar mori si dhurate nga FIFA qe iu dorëzua nga Silva nje kupe te vogël.

“E kane sjelle sipas gjatesise”- tha Rama duke qeshur, ndersa tha se dhurata do te qendrojne ne zyren e kryeministrit