Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Vlorë – Fier, ku ka mbetur i vdekur një person.

Bëhet me dije se 19 vjeçari Edvin Skëndaj duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar këmbësorin Besnik Brakaj, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Aksident me vdekje në autostradën Vlorë-Fier. Rreth orës 14:45, në autostradën Vlorë-Fier, shtetasi E. S., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.