Kryeministri Edi Rama duket që e ka kaluar në “heshtje” protestën e opozitës, që u zhvillua para zyrës së tij. Pak minuta pasi u mbyll protesta, ku pati dhe disa incidente të vogla, shefi i qeverisë publikoi disa foto në “Facebook” punimet që po kryhen në tunelin e Llogarasë.

“Tuneli i Llogarasë, ku tanimë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit që do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe do të rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit”, shkruan Rama.