Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka pohuar se Rusia nuk ka përdorur ende armë bërthamore dhe se çdo gjë do të ndodhë në momentin e duhur.

Deklarata e zyrtarit rus vijnë në një moment kur gocat ushtarake ruse janë tërhequr nga Kherson, me analistët e perëndimit që flasin për pakënaqësi të madhe nga ana e Rusisë.

“Moska do të vazhdojë të rimarrë në kontroll të gjitha territoret ruse dhe për arsye të dukshme nuk e ka përdorur ende të gjithë arsenalin e saj –“të armëve të shkatërrimit në masë” në Ukrainë. Kjo nuk është vetëm për mirësinë tonë si njerëz”, por çdo gjë ka kohën e vet”, shkruan Medvedev ne Telegram.

Këtë herë Medvedev ka kërcënua hapur për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga ana e Rusisë.

Nga mesazhi i tij në Telegram, nuk munguan sigurisht thirrjet e tij ndaj popullit rus, që të mos harrojë arritjet e mëdha të ushtrisë ruse, por edhe detyrën e vështirë që ushtria ruse ka mbi supe./abcnews.al.