Kryeministri Edi Rama vijon takimin e tij me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës.

Teksa sulmoi sërish opozitën duke e etiketuar si “konglometrati që e kanë bërë historinë e tyre, e kanë lënë gjurmën e tyre, më shumë për keq, sesa për mirë“, kreu i mazhorancës ka bërë publik edhe pritshmëritë e tij për zgjedhjet e 25 Prillit në kryeqytet.

Ai është i bindur se forca politike që ai drejton fiton 20 nga 36 mandatet qël ka Tirana.

Skuadra e PS 2021 në vrapim drejt 25 Prillit për 20 deputetë“, shkruan mbi video kryeministri Rama.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 2017-ës, Partia Socialiste fitoi në Tiranë 18 mandate, PD 11 dhe LSI 5. Duhet theksuar se në zgjedhjet e 25 Prillit, nga 34 mandate, Tirana do të ketë dy më shumë, 36

Ora news