Mero Baze ka bërë një reagim në rrjetet sociale, pas sfidës që Shkëlzen Berisha i bëri Edi Ramës, për të anulluar lejen e ndërtimit në kullën 64 kate, pas të cilës ka patur akuza se qëndron edhe djali i ish kryeministrit.
Sipas Bazes, reagimi i Shkëlzen Berishës dhe “sfida” e tij ndaj Ramës është qesharake, pasi kryeministri e ka dhënë lejen me vetëdije për të kapur opozitën!
“Shkëlzeni nuk ka pse bën sikur sfidon Edi Ramën duke i thënë anulo kullën. Ai mund ti thotë Ilir Shtufit, biznesmenit që ka 30 vjet që e përdor për çdo hall që ka të heq dorë nga kulla, nëse e ka seriozisht. Ai e ka konfidencën me Shkëlzenin dhe i bindet për çdo gjë.
Mund ti bindet dhe për këtë nëse vërtet Shkëlzeni se do kullën. Po në fakt Shkëlzeni do dhe kullën dhe opozitën . Dhe Edi Rama ja ka dhënë të dyja”, shkruan Baze.
Shkëlzeni duhet të sfidoj opozitarët jo Ramën. Rama është me Shkëlzenin
Shkëlqen Berisha më në fund ka sfiduar Edi Ramën për kullën në qendër të Tiranës duke i thënë : “anuloje po ta mbajti” lejen për kullën.
Ana qesharake e këtij reagimi është se askush nuk po thotë që Edi Rama po ankohet pse ka dhënë leje për kullë. Edi Rama e ka dhënë me plot vetëdije lejen për kullë dhe ndoshta brenda gjithë ligjeve dhe vizonit të tij për qytetin.
Edi Rama nuk e ka sfiduar Shkëlzen Berishën duke i thënë që të kam dhënë kullë. Nuk e ka sfiduar askush brenda qeverisë. Ja kanë dhënë gjithë qejf.
I pari që e kam sfiduar jam unë qyshkur se është dhënë leja e kullës. Dhe e përsëris pa asnjë mëdyshje se Shkëlzen Berisha qëndron pas dy projekteve të mëdha asaj të hotelit tek Gjiri i Lalzit, dhe Kullës së Tiranës. Në Lalëz i ka nën emrin e të gjithëgjendurit të tij që nga tokat e Teqes së Zallit me gjyqe false në Ksamil dhe tokat e familjes Delvina në Sarandë e deri në Lalëz. Ai shfaqet kudo si TVSH e Shkëlzen Berishës me 20 për qind. Dhe tani tek projekti i kullës së Tiranës shfaqet I ngarkuari për beton I familjes si pronar I kullës 64 kate.
Të gjithë e kemi të qartë përse Edi Rama ja jep këtë ndihmë Shkëlzen Sali Berishës. Ja jep se i duhet të qëndroj në lojë si klan politik shkatërrues për opozitën. Ose më thjeshtë blen me lek një mall që helmon opozitën. Natyrisht që ka faj, por jo më shumë se faj se këta që shesin opozitarizmin për bythën e familjes së tyre dhe milionat që fitojnë nga firma e Edi Ramës.
Edi Rama jo vetëm që nuk është i mërzitur që po i jep leje, por është shumë I kënaqur. Po aq i kënaqur sa Shkëlzeni. Ndaj ky i fundit nuk ka pse e sfidon atë që i ka dhënë leje duke i thënë “anuloje”. Ai nuk ka asnjë ankesë. Ata që po ankohen janë aktorë të opozitës Arlind Qorri, Lulzim Basha dhe dhjetëra të tjerë. Natyrisht dhe shtypi që ka të drejt të ngrejë pikëpyetje për moralin e kësaj familje hajdutësh të certifikuar nga dy shtetet më të mëdha demokratike të botës , SHBA dhe Britania e Madhe.
Ndaj Shkëlzeni nuk ka pse bën sikur sfidon Edi Ramën duke i thënë anulo kullën. Ai mund ti thotë Ilir Shtufit, biznesmenit që ka 30 vjet që e përdor për çdo hall që ka të heq dorë nga kulla, nëse e ka seriozisht. Ai e ka konfidencën me Shkëlzenin dhe i bindet për çdo gjë.
Mund ti bindet dhe për këtë nëse vërtet Shkëlzeni se do kullën. Po në fakt Shkëlzeni do dhe kullën dhe opozitën . Dhe Edi Rama ja ka dhënë të dyja. Ska pse mërzitet me të dhe ska pse e sfidon duke bërë lojë luftash. Luftën e ka me opozitën që ndjehet e shitur.