Socialistët e Vlorës nuk e dinë ende se cilët do të jenë kandidatët e tyre, ama kupola drejtuese duket se është përfshirë në lëvizje të bujshme. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se drejtuesi politik i socialistëve Damian Gjiknuri e ka dërguar kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli që të bëjë fushatë në njësinë Administrative Novoselë.

Në ndarjen e territoreve për zhvillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e prillit, Damian Gjiknuri i ka ngarkuar detyrën kryebashkiakut të udhëheq fushatën elektorale në njësinë administrative Novoselë.

Dritan Leli prej pak javësh është duke punuar pikërisht në zonën e Novoselë për të bindur banorët mbi votimet e prillit, duke braktisur kështu detyrën e tij, drejtimin e Bashkisë.

Ndërkohë nga kampi socialist në Vlorë ka zëra, se Leli do jetë në listën e deputetëve duke hequr dorë nga dashkia,  zërat qarkullojnë prej pak kohësh në Vlorë ndërsa konfirmimi pritet kur të bëhet publike lista e Kandidatëve.

Në vendin e Lelit pritet që të vendoset Afrim Qendro, një prej njerëzve më të besuar të Damian Gjiknurit, i cili pas shkarkimit nga ARRSH, po mban postin e nënkryetarit në Bashkisë së Vlorës.

(E.K/Faxweb.al)