Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale, një grafik me nivelin e taksave që kanë vendet e rajonit për biznesin e madh.
Rama shkruan se që prej vitit 2014 Shqipëria ka taksat më të larta në rajon, edhe pse qeveria që ai drejton mban mbi supe numrin më të lartë të akuzave dhe sharjeve.
“Qysh prej vitit 2014 Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për Biznesin e Madh dhe numrin më të lartë të akuzave e sharjeve për të kundërtën!”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Në grafikun e publikuar nga vetë kreu i qeverisë, shihet se taksimin 15% për biznesin e madh e aplikon edhe Serbia, ndërkohë që vendet e tjera, kanë taksa disi më të ulëta.