Shqipëria dhe Bullgaria ka nënshkruar një marrëveshje për sigurimet shoqërore. Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook. Kreu i qeverisë shprehet se ky hap është një tjetër sukses për njohjen e sigurimeve shoqërore për shqiptarët jashtë vendit.

Postimi.

Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

*Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve

Previous articleAtentati në Lushnje ku u plagos një grua, flet babai i autorit të dyshuar: Ngjarja është e sajuar nga ata, djali është në Greqi prej 10 ditësh
Next articleAmnistia fiskale, Ibrahimaj: Po vijojmë konsultimet me ndërkombëtarët, nuk bëjmë veprime të nxituara