Nga Erion Murataj
Zgjimi me lajme droge, afera korrupsioni dhe skandalesh nepotizmi zgjojnë çdo ditë shqiptarët.
Mendimi për të ikur nga toka ku u prehen eshtrat e të parëve është ylli polar i të rinjëve.
Sytë e përlotur të prindërve që përcjellin fëmijet e tyre për ti parë e përqafuar rrallë është drama që mundon çdo familje.
Doni më?
E pra kjo qeveri dhe kjo kastë politike ka vite që ka dështuar.
Premtimet kanë rënë njëlloj dhe morali politik.
Halli personal i simotrave të Ramës në opozitë dhe enukeve të tyre që vishet me mantelin e opozitarizmit ngjall neveri.
Lufta si hijena për kërmen politke 32- vjeçare që sheh votën si plaçkë me certifikatë pronësie kunderrmon.
Pa burrëria që paraqesin si arritje e “shoqerise së hapur ” është amorale .
Të gjithë me thika në brez për të goditur pas shpine besimin e shpërdoruar të shqiptarëve.
Pa dyshim që rrëngalla qeverisje e Ramës është sakate e me një këmbë.
Në ekuilibër e mbajnë thikëmbajtësit me hall personal të opozitës dhe enuket e tyre. Ska dyshim më për këdo njeri racional që figura që duhet ti vihet përballë ushtarëve kryebashkiak të Ramës duhet të jetë përbashkues jo përfaqesues i njerës pateric që mban këtë të fundit në këmbë në kurriz të patericës tjetër.
Deri sa ta kuptojnë njerzit këtë duhet të dine vetëm se:
Rama ka rënë !
Në këmbë e mbajnë hallet personale të patericave Berisha, Meta dhe enukut Lulzim që presin “vendim” nga gjykata e Ramës për pronësinë e opozitës.