Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka zbardhur kalanderin që do të ndiqet për zgedhjet lokale të 14 majit.

Celibashi bëri me dije se më datë 27 mars të vitit 2023 përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve dhe listave shumëemërore për këshillat bashkiak.

Më tej ai theksoi se  afati për regjistrimin e partive politike përfundon më 6 mars, ndërsa për regjistrimin e koalicioneve afati përfundon më 15 mars.

Ndërsa, më 14 prill do të fillojë fushata zgjedhore dhe do të përfundojë për 12 maj.

“Në 6 mars përfundon afati i kërkesave për regjistrimin e partive politike, jo më shumë se 70 ditë nga data e zgjedhjeve. Më 15 mars 2023 përfundon afati i kërkesave për regjistrimin e koalicioneve. Më 27 mars përfundoni afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie si dhe listave shumëermërore për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Më 14 prill fillon fushata zgjedhore. Në 8 maj përfundon afati për publikimin e sondazheve, më 13 maj përfundon fushata zgjedhore dhe nis heshtja zgjedhore.

Në 2 maj 2023 është afati i fundit për vëzhguesit vendas përfshirë edhe mediat.

Në 11 maj përfundon afati për vëzhguesit ndërkombëtar. Më 23 nëntor është afati për shpalljen e listëts paraprake të zgjedhësve, 30 ditë pas nxjerrjes . Në 15 mars 2023 përfundon afati për të kërkuar ndryshime në listën paraprake të zgjedhësve dhe më 9 prill shpallet lista përfundimtare e zgjedhësve”, tha Celibashi.

Ai tha se plani për të bërë votimin elektronik është bërë edhe për 6 bashki të tjera, përveç Vorës, por kjo do të shkonte në një kosto prej 3 miliardë lekë, ndërkohë e gjithë kostoja e zgjedhjeve do të shkojë 2.3.

“Në Vorë do zhvillohet votimi elektronik, në 6 bashki mund të zgjerohet, Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra dhe Fieri ne kemi kërkuar që nëse do jetë votomi elektronik, partitë bien dakord, dhe nëse janë paratë, ne i kemi bërë këto llogari dhe 6 bashki të tjera dhe kosto shkon 3 miliardë lekë, nëse do i kemi këto para dhe palët janë dakord që të zhvillohet ky proces, votim elektronik dhe në këto bashki. Nëse jo, nuk mund ta bëjmë”, tha Celibashi.