Kryeministri i vendit, Edi Rama vijon replikat në lidhje me ndërtimin e Portit turistik të Durrësit, ndërsa kësaj here ka sulmuar kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

Ai thotë se kompania që do të ndërtojë portin e Durrësit ka ndërtuar gjysmën e Dubait, ndaj lë të kuptohet se deklaratat e Metës se “porti i është dhënë kompanive guskë të regjistruar në Ishujt Virxhin të Britanisë”, janë të pavërteta.

Postimi i Ramës:

Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!

S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht!