Kryeministri Rama ka vazhduar edhe sot më paralelizimin mes opozitës dhe mazhorancës në sjelljen në fushatë kundrejt masave anti-covid.
Duke bërë bashkë dy foto, Rama shkruan në Facebook se vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si një provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill.
Rama: Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si një provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill: Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit; Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë; Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona; Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet… Vaksinimet në Koplik dhe infektimet në mes të Tiranës
Ora news