Kryeministri Edi Rama i ka tërhequr vëmendje kryebashkiakut të Elbasanit Gledjan Llatja teksa pa nga afër kantieret e blloqeve të brendshme të qytetit. Rama tha se duhet suvatim që muret e betonit të mos lihen pa u lyer.

“Një suvatim mos i lini kështu. Edhe këto muret e betonit të bardhë,. Gjithçka të bardhë. Kjo është shumë e bukur por duhet bërë mirë ajo atje. Një suvatim të bardhë komplet. Pjesa e fasadave pastaj. Duhet të sistemohet kjo. Pastaj në qoftë se ka zhvillim i takon privatit. Pse e ka privati nuk do të thotë se duhet lënë kështu”, tha Rama.

ABC News