Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të enjte në Azerbajxhan, ku është pritur nga zëvendëskryeministri Shahin Mustafayev, zëvendësministri i Punëve të Jashtme Khalaf Khalafov dhe zyrtarë të tjerë.
Ramës iu organizua një pritje nderi në Aeroportin Ndërkombëtar “Heydar Aliyev”, e dekoruar me flamujt kombëtarë të të dy vendeve.
Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë një takim “kokë më kokë” me presidentin e vendit, Ilham Aliyev, më pas do shkojë në memorialin e varrezave të dëshmorëve, dhe sipas axhendës do të takohet me kryetaren e Kuvendit dhe kryeministrin e Azerbajxhanit.
Pas vizitës në Baku, Rama do të udhëtojë drejt Stambollit ku do të takohet me presidentin Recep Tayip Erdogan dhe me figura të tjera politike.
Axhenda e vizitës zyrtare së Kryeministrit të Shqipërisë, EDI RAMA në Azerbajxhan, dhe vizitës së punës në Turqi – Baku/Stamboll, 14-15 Prill 2022
E enjte, 14 prill
07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”
13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit
16.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve
16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit
18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit
E premte, 15 prill
11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit
13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”