Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka dhënë një deklaratë për mediat teksa po hyn në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se në PD nuk ka një frymë përbashkuese por përçarse të një grupi njerëzish.

“Unë vij nga shumë takime në terren me demokratët dhe s’ka frymë bashkuese por përçarëse nga një grup njerëzish që prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Sali Berishës e të tyret mbi interesat e sakrificat e demokratëve. Shpreh keqardhje e shqetësim jo që s’ka shërbyer aspak për të bashkuar demokratët por është përdorur për të vijuar frymën e përçarjes me parimin që kush nuk është me mua shpallet armik e kulak siç e keni parë atë që i bën kryetarit në detyre Enkelejd Alibeaj që mbron parimet e vlerat mbi të cilat qëndron PD e interesat e demokratëve. Kjo është një dramë jo vetëm për demokratët por dhe për shqiptarët”, tha Basha.