TIRANË – Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme kryebashkiakët. Shkaku i mbledhjes së tyre është fokusimi në menaxhimin e mbetjeve.

Takimi i Ramës me kryebashkiakët vjen teksa partitë politike po përgatiten për garën e zgjedhjeve elektorale. Nga ana tjetër Partia Socialiste ka nisur edhe një ristrukturim nga baza.

Në takim do të jetë e pranishme edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, si edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf. Takimi pritet të nisë në orën 10:00 dhe të zgjasë deri pasdite në 16:00, ku do të ketë disa panele dhe diskutime.

( Axhenda e plotë )