Kreu i PD Sali Berisha në një status në facebook shkruan se takimi që po zhvillon kryeministri Edi Rama me drejtuesit e policisë është një shkelje flagrante statusit të Policisë së Shtetit, kodit elektoral.
Sipas Berishës kjo është një darkë elektorale.
Postimi i Berishës:
Rama darkë elektorale me drejtuesit e policisë!
Shkelje flagrante e statusit të Policisë së Shtetit, kodit elektoral.
Lexoni denoncimin e oficerit dixhital.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ne nje darke Drejtorin e Pergjithshme te Policise se Shtetit, Muhamet Rrumbullakun dhe te gjithe Drejtoret e Policise ne te gjitha qarqet e vendit. Takimi po zhvillohet aktualisht ne zonen e Bllokut ne vilen nr. 30. Nderkohe i pranishem eshte edhe ministri i brenshem, Bledi Çuçi.