Zhelenski boton letrën prekëse që i nisi Rama!

I dashur vëlla Zhelensky!
Në këto ditë të rëndë për popullin ukrainas kur bombat dhe raketat e fashistëve rusë po bien mbi kokat tuaja, unë dhe Taulant Balla jemi me shpirt dhe me zemër në krahun tuaj.

Ti do pyesësh se kush është Taulanti, por unë nuk ta shpjegoj dot me fjalë vlerën e tij. Nga pamja e jashtme duket tamam si bullgar, por mos ma kërko se nuk ta jap.

Por që të kthehemi në temë, unë jam shumë i impenjuar që të plotësojmë kërkesat tuaja për ndihmë.

Si fillim dua të sqaroj që mos të na kërkosh lekë, se lekë nuk ka. Është bërë shumë keq për lekë vëlla. Nëse je dakord, po të nis zëvendësin tim, Benin, i cili është i paparë në punë lekësh, vetëm se duhet mbajtur nën kontroll se i ngatërron lekët e veta me ato të buxhetit që i duket si i tij.
Kisha ndërmend që të nisja ca fishekë por nga informacionet që më solli Niko më rezulton që nuk kemi asnjë copë. Po deshe të nis fishekë për çifte me 150 lek copa, pasi për shkak të moratoriumit që kemi shpallur për gjuetinë, i kanë mbetur stok dyqaneve tona. Niko nuk fiton asnjë lek në këtë mes.

Ashtu si ty edhe ne kemi oligarkë të cilëve iu thashë me çfarë mund të ndihmojmë. Samiri (mos e ngatërro nga emri me arab, se është nga Korça), më tha që është gati të nisë ca lavatriçe dhe frigoriferë por me kusht që t’i bësh një autostradë Kiev-TEG dhe Odesa-Palasë.

Kjo është situata miku im. Nuk je vetëm ti në vështirësi por të gjithë ne.

Gjithsesi, si ofertë të fundit po të bëj që të të zgjedh president të Shqipërisë. Është punë e rehatshme. Je gjithë kohën pushim, shpërndan dekorata dhe mund të flasësh trapllëqe nga mëngjesi në darkë se nuk ta fërshëllen njeri.

Ky që kam pasur filloi edhe rakinë në kohën e presidencës dhe ishte gati t’i shpallte luftë Amerikës, por për fat, siç edhe të shkrova më lart, ne nuk kemi as kapsolla.

Të përqafoj nga larg miku im dhe mbesim në kontakt.

Juaji,

Edi Rama./dritare.net