Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se po mohon gjenocidin serb në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha nxjerr një video nga betimi i Aleksandër Vuçiç, i cili thotë se do të ruaje edhe sovranitetin e Kosovës, si pjesë integrale të Serbisë.

Ndërsa shprehet se refuzimi i rezolutës për dënimin e gjenocidit është akti më i rëndë antikombëtar dhe antishqiptar, Berisha thekson se mohimi i gjenocidit është krim i shëmtuar.

“Refuzimi i rezolutës tone për dënimin e gjenocidit serb ne Kosove nga vasal i Vuçiçit Edi Rama per shkak te Ballkanit te Hapur është akti antikombëtar me i rende pas dorëzimit te Kosoves tek serbet nga Enver Hoxha. Ky akt antishqiptar është përdhosje e shpirtrave te 10 mije shqiptareve qe u vranë dhe masakruan vetem ne plojen e fundit te Beogradit ne Kosove. Mohimi i gjenocidit është krim i shëmtuar”, shkruan Berisha.