Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku ka deklaruar se Rusia ishte frymëzuar nga deliri i madhështisë i së shkuarës. Më tej Ramatha se lufta e ukrainasve ishte edhe e shqiptarëve.

Rama: Për fat të keq këtë vit, shpresat dhe besimet tona janë copëtuar dhe garancitë tona janë shkelur nga një luftë e pajustifikuar dhe e pamenduar. Agresioni mizior i Rusisë ndaj Ukrainës. Lufta ndaj Ukrainës është nëj sulm brutal kundër së drejtës ndërkombëtare, një shkelje flagrante e kartës së kombeve të Bashkuara. Ndërkohë që të gjithë ne me mënyrat tona dhe mjetet përkatëse përpiqemi të projektohemi në të ardhmen, një vend që vjen nga deliri i kohëve të shkuara, ka vendosur të shikojë pas. Në do vijojmë të qëndrojmë në solidaritet të plotë me Ukrainën. Lufta e tyre është edhe e jona.