Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Baku, si i ftuar nderi nga Presidenti Ilham Alijev.
Gjatë vizitës ai foli për korridorin jugor të gazit, duke theksuar se e bën Europën më të sigurt dhe ss e mbetet një nga burimet e pakta konkurruese të transportimit të gazit për në BE.
“I nderuar president, të dashur miq! Nuk mund të jem më i përulur se sa kaq, nga mikpritja që më është bërë sot. Nuk mund të ndihem më i nderuar sot nga fjalët e presidentit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe marrëdhënieve tonë personale. 8 vite më parë në Ministerialin e tretë, presidenti azerbajxhanas, tha; korridori jugor përcakton zhvillimin mes vendeve. Kjo rrugë e re mëndafshi është shndërruar në një urë bashkëpunimi. Një format që shton dëshirën dhe mundësitë që ofron. Ky format, është shndërruar në një urë, ku pjesë e re përbërëse është bërë dhe dimensioni i politikës së gjelbër. Sot jemi dëshmitarë se korridori jugor i gazit ka ndryshuar shumë jetë dhe ka bërë Europën më të sigurt. Përqindja e gazit rus në Europë po bie, së shpejti do të jetë zero përqind. Sa i takon Shqipërisë, jemi të pozicionuar strategjiket në rrugën e gazsjellësit Adriatik.”, tha Rama.