Kryeministri Edi Rama deklaroi se deri në fund të mandatit të tretë të qeverisë socialiste paga minimale do të bëhet 400 mijë lekë. Ndërsa theksoi edhe njëherë se në 1 Janar do të hiqet taksa për të gjithë ata që paguhen nën 400 mijë lekë. Rama u shpreh se PS ka një plan konkret dhe jo një menu dëshirash të miletit “ta hajë kush ta hajë”.

“Sot ne kemi pagën miniumale 300 mijë, 50% më shumë seç ishtye kur morëm detyrën. Është më shumë seç ishte, por përsëri nuk mjafton. Plani ynë është që ta rroisim atë çdo vit dhe të arrijë në 380 mijë lekë,m por duke synuar 400 mijë në mbyllje të mandatit të tretë.

Duke nisur nga 1 Janari i vitit 2022 ne do ta heqim taksën mbi pagën aktuale deri në 400 mijë lekë. Kjo do të thotë që duke nisur nga viti i ardhshëm 63% e të punësuarave të Shqipërisë nuk do kenë taksë mbi pagë, të gjitha do i çojnë në shtëpi. Sigurimet shëndetësore do i paguajnë të gjithë se ato janë për të siguruar shëndetin”, tha Rama

Ne do ta ulim tatim fitimin për të gjithë ata që marrin deri në  2.5 milion lekë në muaj. Është një masë e kërkuar me të drejtë nga një kategori punonjësish të kualifikuar, por që tani më është e mundur , më parë nuk ishte e mundur. Kjo masë do të hyjë në fuqi më 1 janar 2022.

E kemi rritur pagën mesatare të të gjithë punonjësve të administratës së shtetit nga 580 mijë në 720 mijë lekë. Do ta rrisim më tej në mandatin e tretë në 850 mijë lekë në muaj.

Taksa e sheshtë është rreziku më konkret, më i afërt për secilin prej atyre që punojnë në shtet apo në privat dhe që janë nën fashën 1.2 milion.

Me taksën e sheshtë 9% të propozuar nga KÇK-ja të gjithë ata që kanë një pagë deri në 1.2 milion do të duhet të paguajnë për shtetin më shumë seç paguajnë sot falë taksimit progresis,” tha Rama.

Ora news